Futboll Premier League

Chelsea vazhdon me ‘spastrimet’, gati ta huazojë yllin e saj te Schalke

Abdul Rahman Baba nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion me Chelsean.

Mbrojtësi i majtë nga Gana kishte pësuar një lëndim të rëndë në ligament në fillim të vitit 2017.

Ai ka mbetur jashtë fushave që një vit ndërsa tani është rikthyer me klubin në stërvitje.

Por ardhja e Emerson Palmierit në Chelsea ka bërë që klubi londinez ta huazojë afrikanin.

Ka qenë drejtori sportiv i Schalke 04, Christian Heidel që ka konfirmuar se Baba do t’i bashkohet gjatë ditëve në vijim.

“Kemi arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Rahman Baba deri në fund të stinorit”.

“Ai do të na bashkohet gjatë ditëve në vijim pasi tanimë ka kaluar lëndimin”, ka thënë Heidel.

Baba ishte huazuar në Schalke edhe një vit më parë ku kishte pasur sukses me klubin bardh e kaltër.

Reprezentuesi ganez më parë ka luajtur në Bundesliga për Augsburgun nga ku iu bashkua Chelseat.

Related posts

LEGJENDA E FUTBOLLIT KRITIKON YLLIN E PSG/ Pele: Ai filloi duke mos shënuar shumë gola, për këtë…

Isa.Autor

ELIMINOI TOTTENHAM/ Ja kleçka se si portieri kualifikoi skuadrën e tij (FOTO)

Delo.autor

RUSI 2018/ Nga Modric e Rakitic, te Perisic e Mandzukic, sa shumë “yje” te Kroacia

Sadik.Autor

Leave a Comment