Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN/ Arthur tregon SEKRETIN e përshtatjes së tij të shpejtë me Barcelonën

Ai luajti 45 minutat e tij të dyta me fanellën e Barçës dhe, pavarësisht se nuk vlejti kaq i rëndësishë, sa kundër Tottenhamit, Arthur ende la një ndjenjë të mirë me paraqitjen e bërë në humbjen 4-2 ndaj Romës. Duket sikur të ketë luajtur te Barça gjatë gjithë jetës së tij. Një prekje e shijshme e topit dhe nuk i humb topat. Kësaj here ai ka luajtur më pak, por vazhdon të rritet. “Të tilla ndeshje i shërbejnë përgatitjet parasezonale, ndaj duhet të përmirësohemi dita-ditës”, – thotë braziliani.

Ekipi katalanas ka zbritur me më të rinj në fushë, kundër Romës, por Arthur nuk beson se kjo është arsyeja për humbjen: “Ne jemi këtu për t’u përshtatur, për të luajtur me Barcelonën. Edhe unë jam i ri, ne të gjithë e meritojnë një shans. Nëse të rinjtë janë këtu, me Barcelonën, kjo ndodh për shkak se kanë treguar potencial dhe cilësi për ta veshur këtë fanellë”.

Ish-lojtari i Gremio shpjegoi arsyet për përshtatjen e tij të shpejtë: “Trajneri më jep shumë besim dhe kolegët më kanë ndihmuar shumë. Unë gjithmonë përpiqem të zhvillohem. Dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Arthur nuk e ka problem, nëse vjen edhe ndonjë tjetër mesfushor, që po kërkohet ende për të kompensuar boshllëkun e krijuar nga largimi i Iniesta: “Barcelona gjithmonë ka lojtarë të mirë, që duhet t’i përshtaten modelit të saj të lojës. E mira nuk ka fund, ndaj ky klub është gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë për t’i sjellë këtu”.

Related posts

Vettel reflekton dhe kërkon që të gjejë fajtorët për garën e Spanjës

Sadik.Autor

PRITJA E SEZONIT! Ter Stegen fluturon dhe shpëton Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan kërkon të “rrëmbejë” super yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment