Futboll Premier League Sport

​ARSENAL – FULHAM/ “Topçinjtë” kërkojnë të kthehen tek fitoret (FORMCACIONET ZYRTARE)

Arsenali do të tentojë ta fillojë vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme duke siguruar fitore në ndeshjen kundër Fulhamit, që pozicionohet në vendin e 19-të në Premierligë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin Emirates.

Megjithatë, forma e Arsenalit gjatë xhirove të fundit nuk ka qenë e njëjtë me atë si më parë, kur kishte arritur një ecuri prej 22 ndeshjeve pa disfatë, pasi që në dy ndeshjet e fundit nuk ka arritur fitore.

Barazimi me rezultat 1-1 kundër Brightonit u ndoq me një disfatë turpëruese në Anfield, ku skuadra e Unai Emeryt u mposht me rezultat 5-1. Megjithatë, Arsenali do të tentojë që në këtë derbi lokal të Londrës kundër Fulhamit t’i kthehet fitoreve.

Këtë gjë nuk do ta ketë shumë të vështirë ta arrijë pasi që Fulhami i ka humbur shtatë ndeshjet e fundit si mysafir kundër klubeve të top gjashtës së Anglisë. As rekordi kundër Arsenalit nuk i jep më shumë besim tifozëve të Fulhamit, pasi që këtë derbi ata nuk e kanë fituar asnjëherë, ndërsa kanë humbur 9 ndeshje nga gjithsej 13 të zhvilluara.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Arsenal:

Fulham:

Related posts

Lukaku nuk e festoi fitoren në derbi sepse…

Sadik.Autor

ËSHT ZYRTARE/ Atletico arrin akordin me ish-mbrojtësin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Pas vdekjes, Fiorentina ‘zhgënjen’ familjen e Astorit. Ja çfarë ka ndodhur

Q.Autor

Leave a Comment