Futboll Sport

MË NGATËRRONTE EMRIN/ Lorik Cana zbulon si e quante Ronaldinho (VIDEO)

Emrat shqiptar janë shumë të vështirë për tu shqiptuar nga të huajt dhe këtë problem e ka hasur edhe Lorik Cana. Gjatë karrierës së gjatë të tij, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka qenë shok skuadre edhe me një magjistar të topit, Ronaldinhon. Por si ishte kontakti i parë me brazilianin? Për “Mos i fol Babagjyshit” në Ora News, Cana tregoi se Ronaldinho i ngatërronte emrin, ku e thirrte, Sedrik.

“Unë në moshën 18 vjeçare jam stërvitur me skuadrën e parë të Parisit. Atë kohë, Parisi kishte yje botërore, dhe një ndër këto yje kryesor ishte Ronaldinho. Patjetër që të luash me një skuadër me një futbollist të Brazilit, ku kishte fituar dhe Botërorin në Japoni dhe Kore ishte ëndërr. Madje në takimin e parë, ku i tregova dhe emrin, se mbante mend. Më thirrte, Sedrik. Por pastaj vazhdova, dhe kur arrita t’i fitoj dhe besimin atyre, ishte kur ai ishte i aftë të ma thoshte dhe emrin tim.”- tregon Cana.

Related posts

TË VAKSINUAR ME TË DYJA DOZAT/ Klubi i Serisë A raporton raste të reja me COVID-19

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER/ Dueli i bomberave të minutës së fundit, mbrojtësi Hysaj pritet titullar ndaj “Zikaltërve”

Delo.autor

Më i mirë se MESSI dhe RONALDO/ PJANIC i thur elozhe “armikut” të Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment