Futboll Seria A Sport

TRANSFERTA E BUJSHME NË MERKATO/ Juventus arrin marrëveshjen me super talentin…

Juventusi ka fituar betejën me PSG-në dhe ditët në vijim pritet të prezantojë blerjen e bujshme.

Sipas “The Guardian”, Andrea Agnelli ka arritur që të bindë talentin holandez, Matthijs de Ligt, ndërsa në arkat e Ajaxit do të derdhen 70 milionë euro (80 milionë dollarë).

De Ligt do të nënshkruajë me Juventusin një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë një pagë 15 deri në 20 milionë euro në sezon përfshirë edhe bonuset.

Juventusi ka mposhtur konkurrencën e fortë të Manchester United, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelonës të cilat lakmonim 19-vjeçarin e talentuar që javën e ardhshme pritet të prezantohet me bardhezinjtë.

Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije që ditën e sotme ka pasur një takim ndërmjet trajnerit Maurizio Sarri dhe Cristiano Ronaldos ku është diskutuar për merkaton dhe fuqizimin e skuadrës.

Kampionët e Italisë gjithashtu janë favoritë për të sjellë në Torino me parametra zero mesfushorin Adrien Rabiot.

Related posts

MBRETËRESHA E INSTAGRAMIT/ Abigal Ratchford një “BOMBË” SUPER SEKSI (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Lautaro “tradhton” Barcelonën, arrin marrëveshjen me gjigandët spanjoll…

Delo.autor

E BUJSHME/ PSG nuk e vret mendjen për UEFA-n, rrëmben SUPER LOJTARIN e SCHALKES

Isa.Autor

Leave a Comment