Futboll Seria A Sport

“DO TA FITOJ TITULLIN E…”/ Cristiano Ronaldo: Do ta bëj të pamundurën që…

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka premtuar se do ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtën herë radhazi, përkundër që këtë sezon është duke garuar me një skuadër të re.

Superylli portugez u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, kur u transferua në Juventus për 112 milionë euro. Drejtuesi e Juventusit kanë bërë të ditur se ky transferim është bërë me qëllim suksesin në garat evropiane, transmeton Gazeta Express.

Juventusi e ka fituar titullin e Serisë A në shtatë vitet e fundit radhazi, dhe Coppa Italian në katër vitet e fundit. Mirëpo, kaq të suksesshëm nuk janë treguar edhe në Evropë, pasi që dështuan në finalen e Ligës së Kampionëve në vitet 2015 dhe 2017.

Kur Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht nga kampioni italian, tifozët kënduan “sille te ne Ligën e Kampionëve” dhe tani portugezi ka bërë të ditur se do ta bëjë maksimumin për ta arritur një gjë të tillë.

“Ju betohem se do ta bëj të pamundurën për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve me Juventusin. Tifozët nuk po kërkojnë që unë t’ua shpëtoj vendin”, ka thënë Ronaldo në një intervistë më gazetarë në Dubai.

Related posts

Nga Seedorf te Ranocchia, këto janë blerjet më të shtrenjta të dimrit në Itali

Q.Autor

Real Madridi nis përgatitjen kundër Juventusit

Sadik.Autor

“Dridhet” bota e futbollit! Real Madrid ka gati 300 milionë euro për sulmuesin amerikano jugor

Sadik.Autor

Leave a Comment