Futboll La Liga Sport

BARAZIMI NDAJ VILLARREAL/ Solari: Dëmtimi i këtij lojtari na hoqi fitoren nga duart

Santiago Solari tha se dëmtimi i Gareth Bale në mes të ndeshjes me Villarreal i kushtoi fitoren skuadrës së tij, e cila barazoi 2-2. Bale nuk doli dot në fushë me fillimin e pjesës së dytë, teksa u zëvendësua nga Isco. Trajneri i “Los Blancos”, Solari, tha se u ndie mungesa e uellsianit:

Ne e patëm fitoren në duar dhe donim ta vrisnim ndeshjen, por kundërshtari u kthye dhe mori barazimin. Villarreal ngulmoi shumë, sepse luante në shtëpi dhe i nevojiteshin pikë. Gareth, duke u larguar i lënduar, na kushtoi neve. Pa të në fushë, ne e humbëm avantazhin kundërsulmues. Gareth është një specialist në këtë mënyrë të luajturi. Ai ndjeu diçka dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte në pjesën e dytë”. 

Luka Modric ishte një tjetër lojtar i Real Madridit, që u largua i lënduar nga fusha, i zëvendësuar nga mesfushori i ri, Federico Valverde. Solari shpjegoi pas ndeshjes se Modric nuk ishte plotësisht i aftë për të luajtur dhe ishte plani i tij, për të mos rrezikuar me fituesin e “Topit të Artë”: Luka u shërua nga gripi dhe dha gjithçka që kishte. Unë kam qenë i lumtur, që kam marrë 60, 65 minuta nga ai. Kaq ishte planifikuar të luante paraprakisht”.

Related posts

MADHËSHTOR/ Pas barazimit të Atalantës, Inter fiton kampionatin pas 11 vitesh nga divani

Delo.autor

SHORTI I PËRBALLJEVE ME “BIG”-ËT/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Champions

Delo.autor

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË/ Sarri kryqëzon yllin e vet për humbjen me Tottenham, dorëzohet për…

Isa.Autor

Leave a Comment