Futboll Sport

E PABESUESHME/ Yjet e futbollit në “SKANERIN” e legjendarit Zico

Arthur Antunes Coimbra, thjesht Zico për të gjithë adhuruesit e futbollit, është nderuar në Japoni, ku e përfundoi karrierën e tij si lojtar profesionist, pikërisht në Kashima. Ai ka kontribut edhe në rritjen e futbollit japonez si trajner, përfshirë ekipin kombëtar të këtij vendi. Këtë verë, numri “10” legjendar i Brazilit, i cili ka mahnitur me atë paraqitje të shkëlqyeshme në “Botërorin 1982”, është kthyer në Kashima, si drejtor sportiv. Zico foli për “Marca” mbi ndeshjen e sotme mes Realit e Kashimas në Botërorin e Klubeve, por pa harruar gjithçka tjetër: Vinícius, Neymar, Modric, Cristiano, Messi.

Ronaldo dhe Messi: “Ata janë mbi të gjithë. Neymar dhe Iniesta kanë qenë në një nivel të lartë. Në vitin 2010, ishte e padrejtë që Iniesta nuk e fitoi “Topin e Artë”. Është shumë e vështirë për të bërë krahasime. Cristiano është një profesionist i madh, gjithmonë i mirë fizikisht. Të rinjtë sot kanë një pasqyrë të mirë ku të shihen, me Messin dhe Cristianon. Ata luajnë çdo ndeshje dhe janë vendimtarë”.

Modric dhe “Topi i Artë”: “Deri finalen e Kupës së Botës ka qenë i përsosur. Më pas, nuk ka pasur ndonjë shkëlqim. Sidoqoftë, unë mendoj se fitimi i “Topit të Artë” është një shpërblim për tri vitet e fundit. Vetëm Salah mund ta kishte marrë çmimin si më i miri i vitit 2018, por u dëmtua në finalen e Kievit dhe pastaj në Kupën e Botës nuk mundi të shkëlqejë. Ronaldo dhe Mbappé ishin kandidatë potencialë, nisur nga ajo që kanë fituar, por edhe Modric ka luajtur shumë mirë. Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm te Real Madridi, me kontriubut të madh në fitimin e Champions-it, si dhe udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës, çka nuk ishte aspak e lehtë”.

Neymar dhe PSG: “Ai duhet të qëndrojë te PSG, sepse sheikët bënë një përpjekje të madhe për ta marrë nga Barcelona. PSG mund të rritet dhe të jetë një ekip i madh. Lojtarët më të mirë francezë luajnë jashtë dhe falë tyre Franca fitoi Kupën e Botës. Neymar i jep më shumë rëndësi e vëmendje kampionatit francez, ndaj për këtë është vërtet i vlerësuar. Duhet të mendojë më shumë për anën profesionale, si një lojtar futbolli, jo për ato që ndodhin jashtë fushe. Në këtë kuptim, ai është shumë ndryshe nga Cristiano Ronaldo dhe Messi, të cilët mendojnë vetëm për futbollin. Neymar mendoj për gjëra të tjera. në fushën e gjithashtu të bëjë gjëra të tjera për Messin dhe Cristiano. Neymar duhet të shikojë vetëm karrierën si futbollist, sepse ka një talent të madh dhe bën gjëra fantastike”.

Kashima dhe sfida ndaj Realit: “Na mungon historia e Realit, Kashima ka vetëm 25 vite histori. Po shkëlqejmë në Azi, por vetëm aty. Përballja me klubet europiane, por edhe ato amerikano-jugore, është tepër e vështirë, edhe pse futbolli uhet 11 kundër 11 dhe gjithçka mund të ndodhë, kjo është bukuria e futbollit. Mungojnë përballjet e shpeshta për të fituar eksperiencë. Në kohën time Flamengo luante shpesh miqësore me klubet më të mira europiane, tani asgjë”.

Related posts

Milan harron drebin dhe rikthen vëmëndjen nga Sassuola

Sadik.Autor

FITORE MINIMALE NË AZERBAJXHAN/ Mesfushori shqiptar fiton Kupën nga … tribuna

Delo.autor

FIFA i ndëshkoi me gjobë, reagon Granit XHAKA: I gëzuar dhe i relaksuar, nesër do të bëjmë gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment