Gossip

“DY KAFSHËT”/ Kampioni i BOKSIT dhe CR7 TAKOHEN në Dubai, pushojnë me… (FOTO)

Ylli portugez e ka takuar kampionin botëror të boksit dhe të dy po pushojnë në Dubai.

Cristiano Ronaldo ka dalë ballë përballë me kampionin botëror të peshave të rënda, Anthony Joshua, derisa dyshja është fotografuar së bashku ne Dubai.

Ronaldo dhe Joshua kanë zgjedhur të pushojnë në vendin e ngrohtë aziatik për t’i ikur sadopak të ftohtit evropian.

“Dy bisha”, ka shkruar Ronaldo në gjuhën angleze në Instagram.

Ylli i Juventusit ka udhëtuar drejt Dubait ditë më parë, ku po relaksohet me familjen e tij pas gjashtë muajve të parë të suksesshëm me Juventusin, ndërsa paraprakisht e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, prej nga u transferua për afro 100 milionë euro në Torino.

Ronaldo ka shënuar 14 gola sezonalë në pjesën e parë të edicionit duke e thyer rekordin portugez, të cilin e kishte regjistruar Rui Barros në vitin 1989.

Golat e tij e ndihmuan Juven te krijonte një epërsi prej 9 pikësh në krye të tabelës në kërkim të titullit të tetë radhazi në Serie A.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë synon ta fitojë Championsin edhe me Juven pasi e fitoi tri herë radhazi me “Los Blancos”.

Nga ana tjetër, Joshua në vitin 2018 u konfirmua kampion i botës dhe për momentin është i pakonkurueshem.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Joana, “MISI” që po futet në botën e sportit (FOTO)

Isa.Autor

NUK NDALET TELENOVELA “WANDA-ICARDI”/ Ylli i PSG-së kaloi fundjavën me modelen argjentinase në hotelin… (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E NJË KLUBI ANGLEZ/ Gazetarja sportive SEKSI të lë “pa frymë” me format BOMBASTIKE (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment