Futboll Gossip Sport

PAS LIDHJES SË GJATË ME BLOGEREN/ El Shaarawy ndahet nga e dashura “historike”, shkak bëhet… Mourinho

Stephan El Shaarawy është përsëri “single”, sipas të përjavshmes “Chi”, e cila shkruan: “Historia e dashurisë mes futbollistit të Romës dhe blogeres Ludovica Pagani ka përfunduar. Meqenëse Roma po stërvitet nga Mourinho, ‘Faraoni’ mendon vetëm për futbollin dhe shpreson të kthehet në ekipin kombëtar, të drejtuar nga Roberto Mancini”.

Pra, duket se sulmuesi ka vendosur t’i lërë mënjanë punët e zemrës për t’iu përkushtuar ekskluzivisht futbollit. Nëse ke një trajner si “Special One”, fokusi duhet të jetë 100 për qind tek udhëzimet e tij, përndryshe je i flakur nga skuadra. Për momentin, të njohurit e çiftit nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar thashethemin në fjalë.

Marrëdhënia midis El Shaarawy dhe Pagani vazhdonte prej një kohe të gjatë në fshehtësi të madhe. Të dy, në fakt, nuk e kanë zyrtarizuar kurrë lidhjen e tyre, pavarësisht fotove të paparacëve dhe raporteve në Instagram.

E lindur më 1995, Ludovica Pagani është modele, influencuese, prezantuese televizive dhe folëse në radio. Ajo është diplomuar për Ekonomi dhe Menaxhim. Në kurrikulën e saj figurojnë përvoja të ndryshme në “Sportitalia” dhe “TeleLombardia”, por edhe në “Quelli che il calcio” në “Rai Due” dhe në RDS. Pagani është ndër 100 influencuesit më të ndjekura në Itali. Ndër mikeshat e saj më të mira spikat Elettra Lamborghini.

Related posts

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Neymar tërbon PSG-në me veprimin e fundit

Delo.autor

KANË FITUAR “TOPIN E ARTË”/ Ja superekipi me lojtarët që nuk kanë ngritur Championsin (FOTO)

Isa.Autor

Liverpooli i interesuar për portierin e Real Madridit

Q.Autor

Leave a Comment