Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME SHPENZIMET E ÇMENDURA/ Ja strategjia e Juventusit për të nënshkruar me Mbappe

Transferimi i Cristiano Ronaldos ishte vetëm një shkëndijë e Juventusit, i cili nuk pritet t’i ndal këtu shpenzimet marramendëse.

Së fundmi, në orbitën e bardhezinjve ka përfunduar Kylian Mbappe, me yllin e PSG-së që shihet si ideal për skemat e Massimiliano Allegrit. Juventusi nuk heq dorë nga kampioni i botës, edhe pse operacioni që dërgon Mbappe në Torino është shumë i ndërlikuar.

Fillimisht, kartoni i Mbappe është me të vërtetë shumë i shtrenjtë. Për 19 vjeçarin, PSG kërkon jo më pak se 210 milion euro, shifër kjo e çmendur edhe për një skuadër si Juventusi, i cili në verën që sapo lamë pas shpenzoi plot 110 milion euro për një 33 vjeçar. Megjithatë, për drejtorin sportiv të Juventusit, Paratici planin për Mbappe është një “hipotezë fantastike” e cila ngjan me planin që dërgoi Ronaldon në Torino.

Mbappe ka gjasa të kërkojë së paku 20 milion euro në vit, më pak se ajo që Ronaldo fiton te bardhezitë, por francezi
ka shumë hapësirë për rritje dhe tashmë konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, në një moshë kaq të re.

Sulmuesi i PSG-së fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi në verë, duke luajtur një rol kyç në skuadrën e Didier Deschamps.

Related posts

NDIZET ATMOSFERA NË “NIKO DOVANA”/ Tifozët e Teutës bëhen gati për të festuar titullin pas 27 vite pritje (VIDEO)

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ HUNGARISË/ Ronaldo thyen dy rekorde dhe hyn në historinë e Kampionatit Europian

Delo.autor

PLAS NË CHAMPIONS/ Pritej festa e madhe, lojtarët e Lyon përplasen me tifozët e klubit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment