Futboll Seria A Sport

“JUVENTUSI FITON SE KA PUSHTUAR EDHE VAR-IN”/ Ndez polemikat në Itali

Në Itali kanë shpërthyer disa polemika për sa i përket sistemit të teknologjisë, VAR. Karlo Freçero, drejtori i “RAI 2”, ka akuzuar Juventusin se favorizohet nga arbitrat.

“Unë tani shikoj vetëm Premier Ligën angleze, sepse në Itali, Juventusi fiton gjithmonë. Kjo sepse ata kanë okupuar të gjitha dhomat e VAR-it, është një gjë e pakuptueshme. Edhe VAR-i kontrollohet nga ata, i manovrojnë të gjitha. Kjo është irrituese”, ishte deklarata e tij që do të shkaktojnë reagime në Seria A.  Juventus udhëheq kampionatin italian e shkëputur me 9 pikë nga Napoli ndjekës.

Related posts

TREMBET TRAJNERI MEMA/ Dëmtohet para ndeshjes ndaj Teutës mesfushori…

Delo.autor

“KRENARI DHE RESPEKT PËR GODITJEN QË I DHAMË “KUQEZINJVE”/ Trajneri i Lituanisë: Tani jemi pretendentë

Delo.autor

ZYRTARE/ Lëvizje e papritur, klubi i njohur njofton të ardhmen e trajnerit kampion bote. Ja emri i madh…

Delo.autor

Leave a Comment