Futboll La Liga Sport

I TRETI NË SPANJË/ Simeone është një hap larg etiketimit “LEGJENDA 250”

Diego Simeone mund të konsiderohet legjendë, po të kemi parasysh madhësinë që ka marrë figura e tij si trajner. Pikërisht në “Pizjuan”, argjentinasi i Atletico Madrid është i gatshëm të arrijë fitoren e 250-të si trajner i kësaj skuadre të La Ligas.

Kjo shifër jo vetëm e riafirmon atë si i vetmi trajner, në gjendje për të vënë në diskutim legjendën Luis Aragones (në Olimpin e Atletico Madrid), por e konsolidon si një trashëgimi botërore të futbollit.

Nëse ndodh apo jo këtë të diel, gjurmët e deritanishme të Simeone e përfshijnë atë në përjetësi. Ashtu siç historia ka arkivuar Real Madridin e Muñoz dhe Zidane; Barcelonën e Cruyff dhe Guardiola, emblema që e identifikon më së miri Atletico Madrid është “Cholo”.

Totali i fitoreve në të njëjtën skuadër spanjolle
1. Miguel Muñoz (Real Madrid): 357 fitore në 605 ndeshje (59%)
2. Luis Aragones (Atlético Madrid): 274 fitore në 567 ndeshje (59%)
3. Diego Simeone (Atlético Madrid): 249 fitore në 404 ndeshje (61.6%)

Related posts

E KËRKON INTERI/ Manchester United sfidon zikaltrit për yllin e Bayern Munchen

Isa.Autor

“ÇMENDET Mourinho/ Man united gati të paguajë 500 milionë euro për yllin e Realit (FOTO)

Isa.Autor

GOLEADOR/ Sidrit GURI, gol në sytë e PANUCCIT, Abazaj qëndron në stol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment