Futboll Premier League Sport

“EFEKTI SOLSKJAER VAZHDON”/ Man United kualifikohet për në raundin e 4 në “FA Cup”

Efekti Solskjaer vazhdon, Manchester United ka marrë fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e norvegjezit dhe është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës së Anglisë pasi ka mundur 2-0 në “Old Trafford” skuadrën e Reading, që luan në Championship.

Takimi është vendosur nga një penallti e Juan Mata (22′) dhe një gol i Romelu Lukaku në fundin e pjesës së parë. Ky ka qenë goli i 13-të i belgut në 14 ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Anglisë, duke përfshirë këtu gjashtë të shënuar në shtatë takimet e luajtura me United në këtë kompeticion.

Gjithashtu, Lukaku ka kapur Cristiano Ronaldo-n në renditjen e golashënuesve më të mirë të Kupës së Anglisë. Portugezi mban vendin e 13-të dhe i ka realizuar 13 golat e tij në 26 takime, ndërsa belgut i kanë mjaftuar 17 ndeshje në këtë kompeticion.

Kështu, “Djajtë e Kuq” mbeten të pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Reading në të gjitha kompeticionet(13 fitore, 4 barazime), duke fituar gjashtë përballjet e fundit.

Related posts

Vllaznia përmbys ndaj Kukësit dhe shpreson, Kamza bie ndaj Laçit, Teuta fiton me goleadë

Sadik.Autor

MARADONA sulmon MESSIN: NUK është LIDER, shkon 20 herë në TUALET para se…

Isa.Autor

TRAJNERI SHEHI ME “DHIMBJE KOKE”/ Titullari i “bardhebluve” humbet ndeshjen ndaj Kastriotit. Ja gjendja e skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment