Futboll La Liga Sport

“FUTET NË RADARËT E LOS BLANCOS”/ Real Madridi interesohet për mbrojtësin e Portos Militao

Mbrojtësi premtues i Porto-s Eder Militao është një nga lojtarët që ka hyrë në radarët e Real Madrid teksa vazhdon të impresionojë në kampionatin portugez.

Ish-ylli i Sao Paolo-s është krahasuar me Pepe-n, për stilin e lojës, kurajon dhe leximit të ndeshjes.

Pasi ka arritur gjatë verës së kaluar, Militao është kthyer në një nga lojtarët kyçë të formacionit të Porto-s.

Përfaqësuesit e Real Madrid së fundmi e kanë parë nga afër mbrojtësin dhe raportet e skautëve kanë qenë pozitivë, teksa i është thurur elozhe për profesionalizmin dhe personalitetin.

Nëse kampionët e Europës do të konsiderojnë të bëjnë një ofertë, Porto do të shpresojë për një ofertë 50 miIionë euro.

Që kur ka mbërritur në Europë, Militao ka luajtur 12 ndeshje në kampionat, pesë në Champions League dhe tre të tjera në kupë.

Ai ka debutuar për Brazilin në shtatorin e vitit 2017.

Related posts

VENTURA TRONDIT MILANIN DHE INTERIN/ Vetëm ky klub mund t’ja mari titullin Juves

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ “Gjirokastritët” ndahen nga një pikë me Flamurtarin

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Momente emocionuese, Musolli rikthehet në fushë pas 7 muajsh. Cuculi i jep shiritin

Delo.autor

Leave a Comment