Futboll Seria A Sport

DYBALA I THOTË LAMTUMIRË JUVENTUSIT/ Ja plani i Marottës për ta sjellë në…

Paulo Dibala, pranë lamtumirës me Ju ventusin. Destinacioni i ardhshëm mund të jetë Interi ose Bajerni i Mynihut. “Joya” i lënë në hijen e Ronaldos dhe gjithashtu marrëdhënia jo e mirë me trajnerin bardhezi, Masimiliano Alegri, mund të shtyjnë lojtarin drejt një largimi nga Torino.

Vëllai i tij, i cili është edhe njëkohësisht edhe menaxheri i tij, ka kontaktuar Xhuzepe Marotën, administratorin e deleguar të Interit. Argjentinasi mund të jetë i sakrifikuari i radhës i klubit bardhezi për të arritur marrëveshjen me një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për kampionin e botës, Kilië Mbape, që ëndërrohet nga “Zonja e Vjetër”, për të formuar një dyshe ëndrrash me Ronaldon.

Kështu, Dibala mund të jetë blerja e re e skuadrës së Interit që do të formonte një sulm “atomik” së bashku me Mauro Ikardin. Dy lojtarët vijnë nga i njëjti shtet dhe kanë luajtur disa minuta së bashku me Kombëtaren e Argjentinës. Menaxheri i sulmuesit, Mariano, ka filluar ndërkohë kontaktet edhe me Bajernin, që sheh te Dibala zëvendësuesin ideal të Arjen Robenit, i cili do të largohet në fundin e sezonit nga Mynihu. Atletiko e Madridit është gjithashtu në listë, por bisedimet me klubin spanjoll nuk kanë avancuar për më tej.

Gjithsesi, Interi duket se qëndron në “pole position” për të transferuar lojtarin në Milano dhe kjo falë Xhuzepe Marotës, i cili ka një marrëdhënie të mirë me lojtarin, pasi ishte pikërisht “Bepe” që këmbënguli për ta transferuar nga Palermo në Torino. Dibala gjithashtu do të preferonte një qëndrim në Itali, edhe pse vështirësitë për të kaluar në një skuadër rivale si Interi nuk janë të pakta. Ndërkohë, ende nuk është diskutuar për një çmim të saktë, ndonëse shifrat kanë nisur të qarkullojnë.

Juventusi me siguri nuk do ta lëshojë atë për një çmim poshtë 120 milionë eurove, por ndërkohë ideja e Interit mund të jetë ajo që ta financojë në një mënyrë tjetër këtë blerje. Marota po mendon që të ofrojë 80 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas, ndërsa diferencën tjetër ta financojë me 30-40 milionë euro në formë bonusesh. Dhe me një “gjeni” merkatoje si Marota, vera e ardhshme në aksin Torino-Milano pritet të jenë e nxehtë.

Related posts

MBYLLET ZYRTARISHT MERKATO NË SERIA A/ Ja disa nga lëvizjet më të bujshme të kryera

Sadik.Autor

LUKS I SHFRENUAR/ Vetëm 19 vjeç: Futbollisti i Liverpoolit lëviz me një SUPER MAKINË (FOTO)

Isa.Autor

DO TË TRANSFEROHET TEK JUVENTUSI/ Mesfushori Ramsey: Erdha kur isha një fëmijë, ndërsa tani largohem si…

Delo.autor

Leave a Comment