Futboll Sport

HARRON VUAJTJET E KALUARA/ Mourinho del për shëtitje dhe merr këshilla taktike nga një kalimtar (FOTO)

Aventura e Jose Mourinho-s në drejtim të Manchester United është mbyllur me një shkarkim të dhimbshëm, teksa “Djajtë e Kuq” duket se kanë gjetur rrugën e fitoreve nën drejtimin e Solskjaer.

Portugezi, pasi ka kaluar periudhën e Krishtlindjes në Portugali, po kalon disa ditë në shtëpinë e tij në Londër, me synimin për të harruar sa më shpejt vuajtjet e kaluara në “Old Trafford”.

Por, siç ndodh shpesh me personazhet publike, ka nga ata që e ndalin në rrugë. Asgjë e çuditshme, po të mos ishte për faktin se Mou nuk është ndalur për autografin ose fotografinë tradicionale, por për disa këshilla taktike.

Një kalimtar, në fakt, ka ndërprerë shëtitjen e tij në rrugët e Londrës për t’i dhënë disa shpjegime taktike. Portugezi e ka dëgjuar në qetësi para se të qeshte me ironi dhe të largohej.

Related posts

FORMACIONET/ Emocionet vazhdojnë me Europa League, starton Berisha kurse Strakosha…

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ FRANCËS/ Çfarë duhet të bëjë Portugalia e Ronaldos për ta arritur 1/8 e “Euro 2020”

Delo.autor

ICARDI JASHTË EKIPIT “ZIKALTËR”/ Kthimi në fushë mbulohet nga misteri

Delo.autor

Leave a Comment