Futboll Sport

MBROJTËSI I KOMBËTARES HERO NË FRANCË/ Shpëton ekipin nga turpërimi në…

Mbrojtësi i Kombëtares i grumbulluar disa raste nga trajneri Panuçi, ishte heroi i ditës sot për Metzin në Francë. Klubi që militon në ligën e dytë franceze, luajti sot ndeshjen e turit të 1/32-ave në Kupën e Francës ndaj ekipit të kategorisë së pestë, St.Kuentin, dhe fitoi plot vështirësi 1-2, vetëm falë golit të shqiptarit.

Metzi shënoi pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, por vendasit barazuan sapo filloi e dyta, dhe shifrat e barabarta mbetën edhe pas 90 minutave. Ndeshja kaloi në shtesë, dhe në minutën e 101-të, ishte Balliu që shënoi golin e dytë dhe të fitores për Metzin.

Mbrojtësi ka si krah natyral atë të djathtë, por sot luante si titullar në të majtin, dhe falë golit të tij, shpëtoi ekipin nga turpërimi, nëse do të eliminohej që në këtë tur, nga një ekip që gjithmonë ka qëndruar në kategoritë inferiore të futbollit francez.

Related posts

Fabio Capello zgjedh top-ekipin e tij ideal… me 12 lojtarë ku dominon Milani (FOTO)

Sadik.Autor

DEBUTIMI I PARË ME KOMBËTAREN/ Ja sa i gjatë është “GARDIANI” i Kosovës… (FOTO)

Isa.Autor

MOMENTI PREKËS/ Cristiano Ronaldo shënon ndaj Arsenalit e nuk feston, golin ia dedikon djalit që humbi jetën

F.autor

Leave a Comment