Futboll Premier League Sport

ISH-TRAJNERI I MAN UNITED/ Van Gaal parashikon: Ju tregoj ekipin që mund të fitojë Premier Leaguen…

Ish-trajneri i Manchester United Louis van Gaal mendon se Liverpool e ka të sigurt titullin e Premier League këtë sezon.

Megjithëse Manchester City mposhti 2-1 të Kuqtë në ndeshjen e fundjavës së kaluar, holandezi mendon se trajneri i Liverpool Jurgen Klopp po bën më mirë se homologu i tij Pep Guardiola.

“Nëse do të vendosja bast për një ekip që do të fitonte kampionatin, do të ishte Liverpool,” shprehet Van Gaal sipas The Mirror.

Manchester City ka shënuar më shumë gola në kampionat deri tani. Qytetarët kanë gjetur rrjetën 56 herë, në krahasim me 49 golat e shënuar nga Liverpool.

“Por, në të njëjtën kohë, kjo është dobësia e Guardiola-s,” vijon Van Gaal. “Ai trajnon vetëm në aspektin sulmues. Gjithmonë.

“Në momentin që ekipi i tij duhet të mbrojë, ata duken shumë keq. Liverpool mund të mbrojë shumë herë më mirë.

“Klopp i ka stërvitur mirë, si me top në zotërim si pa top. Kjo është ajo që i mungon ekipit të Guardiola-s për momentin.”

Related posts

BEFASON Nurmagomedov : E kam FALUR Mc GREGOR për ato që ka thënë, reagova ASHPËR sepse…

Isa.Autor

“NDONJËHERË NA VJEN TURP NGA IBRAHIMOVIC”/ Mesfushori i Milanit i habit të gjithë: Bëj tifoz për skuadrën…

Delo.autor

PRITEJ TË ZYRTARIZOHEJ TEK KUKËSI/ Por Andi Lila merr vendimin e papritur

Delo.autor

Leave a Comment