Futboll La Liga Sport

Futbolli spanjoll ka një president të ri, Luis Rubiales

Luis Rubiales është presidenti i ri i Federatës spanjolle të Futbollit. Ish-presidenti i Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë (AFE) dhe Levantes do të zëvëndësojë Angel Maria Villar, pasi fitoi me vota në procesin e zhvilluar ndaj rivalit të tij Juan Larrea.

Fitorja e Rubiales është bazuar në votat që vijnë nga lojtarët profesionistë. Raportohet se, ardhja e këtij presidenti do të sjellë ndryshime në sistemin e arbitrazhit në La Liga. Ai do të kryejë gjithashtu një auditim për të ditur saktësisht gjendjen ekonomike të Federatës.

Luis Manuel Rubiales mori shumicën e votave në Asamblenë e Përgjithshme, që u thirr pas largimit të Angel Maria Villar, me vendim gjykate për shkeljen e rregullave. Kështu, futbolli spanjoll ka një president të ri pas diktatit të Villar, që drejtonte Federatën prej korrikut të vitit 1988, plot 3 dekada me radhë.

Procesi i votimit zgjati thuajse dy orë dhe të vetmit anëtarë të Asamblesë që nuk ishin të pranishëm në zgjedhje ishin futbollistët Iago Aspas dhe Pedro León.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR BRESCIA/ Ja sa kohë do t’i duhet mbrojtësit shqiptar për tu rikuperuar

Delo.autor

Shënohen gjashtë gola në derbin kroat, tre prej tyre u shënuan nga shqiptarët

Q.Autor

Gareth Bale rikthet, shënon gol ndaj Las Palmas

Sadik.Autor

Leave a Comment