Futboll Seria A Sport

KRIZA NË MADRID/ Interi nuk “humbet kohë”, kërkon të rrëmbejë TRE yje

Interi po planifikon goditjen e madhe për verën e ardhshme, një përforcim i ri në mesfushë dhe Marotta me Ausilio-n kanë hedhur shikimin nga Madridi. Kriza e Realit hap mundësi për zikaltrit, të cilët kanë tre qëllime potenciale nga mesfusha e “Los Blancos”.

Nuk është vetëm oferta e famshme për Luka Modric, një tratativë që mund të riaktivizohet sërish në fund të sezonit. Sipas medieve në Itali në listën e drejtuesve të Inter ka dy emra të tjerë: Mateo Kovacic, i cili do të kthehej në Milano, nëse Chelsea nuk e blen kartonin e tij përfundimisht, falë kontratës që skadon në vitin 2021 me madrilenët. Për këtë Inter mund ta përfitojë kroatin me një çmim të arsyeshëm.

Ëndrra e madhe quhet Toni Kroos, gjermani është ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij, por konkurrenca për të është tepër e lartë, e aq më shumë që vetë Florentino Perez nuk do linte një lojtar të një kalibri të tillë t’i largohej nga duart. Mundësia që Marotta të futet në tratativë për Kroos është shumë më e vogël sesa për dy kroatët, që mund t’i sigurojë me një operacion më të thjeshtë.

Related posts

Kupa e Botës 2018, shumë janë në garë me kohën, dikush tjetër është dorëzuar!

Sadik.Autor

ROMA FRENON INTERIN/ Juventusi ndaj Lazios për parakalim, Atletico harron të fitojë

Delo.autor

E FUNDIT/ Kaosi në supersfidën Brazil-Argjentinë, merret vendimi final mbi fatin e ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment