Futboll La Liga Sport

MILANI NUK KA RRUGËDALJE/ Sevilla vendos për të ardhmen e Andre Silva

Tetë gola të shënuara në La Liga dhe një vlerësim maksimal nga trajneri dhe drejtuesit. Andre Silva përfundoi 2018-ën me Sevillan dhe ndjen se në vitin  2019 ai do të jetë ende në Spanjë, sepse lidhja me mjedisin dhe skuadrën po bëhet më e fortë, si dhe shenjat e klubit për të ardhmen e tij.

Sulmuesi portugez është në huazim nga Milani, për të cilin klubi andaluzian ka paguar 4 milionë euro dhe do të duhet të paguajë edhe 39 milionë të tjera gjatë disa viteve për marrë përfundimisht kartonin e lojtarit. Një nga investimet më të shtrenjta në historinë e Sevillas.

Në ditët e fundit, Milan ka zbuluar se klubi spanjoll synon të blejë Andre Silvan në kushtet e caktuara. Përveç ndonjë të papriture ose dëmtimeve. Në fakt, Sevilla dëshiron të ndërtojë të ardhmen me sulmuesin dhe këtë ia ka konfirmuar agjentit të tij, Jorge Mendes, shkruan Calciomercato.com.

Një shpenzim i rëndësishëm që do të garantojë gjithashtu të ardhura të konsiderueshme për Milanin.

Sevilla dëshiron ta blejë 23-vjeçarin, rruga është e shënuar për shkak se nuk ka kthesa dhe Milan e di mirë. Nëse Silva pajtohet për të bërë këtë lëvizje në rrugë zyrtare në maj, ai do të mbetet në Spanjë dhe fanella e kuqezinjve do të mbetet një kujtesë, pavarësisht lidhjes dhe respektit të sulmuesit për klubin dhe tifozët e tij.

Related posts

Debutoi me Skocinë ndaj Shqipërisë, lojtarin e Man United e do Celtic

Isa.Autor

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Isa.Autor

TË LODHUR NGA NEYMAR/ PSG i tregon “derën” brazilianit, mund të largohet edhe në huazim

F.autor

Leave a Comment