Futboll Premier League Sport

KONTRATA E YLLIT DREJT FUNDIT/ Sarri i thotë mesfushorit të largohet: Klubi ka rregulla, nuk dua që…

Maurizio Sarri mendon se Cesc Fabregas duhet të largohet dhe të sigurojë një marrëveshje afatgjate larg Chelseat.

Fabregas, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, është pranë largimit dhe kjo u pa në ndeshjen e fundit ku përshëndeti tifozët e Chelsea-t në Stamford Bridge ndaj Nottingham Forest.

Duke folur në prag të gjysmëfinales së EFL Cup ndaj Tottenham, Sarri shprehet: “Mund të them vetëm mendimin tim, nuk e di vendimin e klubit. Për mua ai duhet të largohet.

“Klubi ka rregulla, dhe një prej tyre është se lojtarëve mbi 30 vjeç kontrata nuk u rinovohet më shumë se një vit. Nuk dua që lojtarë aq të rëndësishëm sa Cesc të jenë të pakënaqur.”

Sarri pretendon se nuk di gjë për një kalim të Fabregas te Monaco, duke shtuar: “Nuk e di, dje e kishte pushim për shkak të dëmtimit. Nëse ai largohet, patjetër që do të na duhet një zëvendësues.

“Jemi në telashe në mesin e fushës për shkak edhe të dëmtimit të Loftus-Cheek.”

Related posts

“TREGON SE SA I MADH ËSHTË…”/ Gjesti ndaj Coutinho tregon madhështinë e një ylli si Lionel Messi!

F.autor

SERIE A/ Zyrtare, Ivan Marcano te Roma deri në vitin 2021

Sadik.Autor

MJAFTOJNË DY RAUNDE/ Tyson Fury triumfon me lehtësi ndaj Schwarz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment