Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Barcelona kryen blerjen e parë në merkato me parametër zero

Barcelona ka kryer goditjen e dytë në merkaton e janarit, pasi zyrtarizoi huazimin Jeison Murillo nga Valencia deri në fund të sezonit, tani ka arritur të marrë shërbimet e mbrojtësit Jean-Clair Todibo.

Ky afrim është kryer me parametër zero, duke qenë se lojtarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Touluse.

Gjysmën e dytë të sezonit ai do ta zhvillojë në Francë, ndërsa që nga 30 qershori është lojtar i Barcelonës. Mbrojtësi është nga Afrika e Jugut dhe shikohet si një talent i së ardhmes, duke qenë se është vetëm 19-vjeç.

Todibo luan si qendërmbrojtës dhe deri tani është aktivizuar në 10 ndeshje si titullar me Touluese, madje ka arritur të shënojë edhe një gol si profesionist.

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Dueli u shty për në tetor, Wilder nuk heq dorë nga stërvitja

Delo.autor

ZIKALTËRIT NË DELIR/ VIDAL arrin marrëveshjen personale me INTERIN

Isa.Autor

“ÇMENDURI”/ Një tifoz tenton t’i shesë dy bileta të finales së “EURO 2020” për 82 mijë euro (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment