Futboll Premier League

Man City gjurmon Pogban e ri, 18 vjeçari kushton 20 mln euro

Shefi i akademisë së Manchester City, Brian Marwood ka monitoruar personalisht nga afër, adoleshentin e Lille, të vlerësuar £20milionë, Boubakary Soumare, i cili konsiderohet si Paul Pogba i ri. Marwood udhëtoi të mërkurën drejt Francës, për të parë 18-vjeçarin Soumare të luante në humbjen 2-1 të Lille ndaj  Rennes. Gara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar po nxehet gjithmonë e më shumë, pasi në garë tashmë janë përfshirë edhe Everton e Leicester.

City academy chief Brian Marwood watched Soumare (centre) play for Lille last Wednesday

Pavarësisht moshës së tij të re, Soumare është konfirmuar në titullar të ekipit të parë të Lille, pasi nënshkroi gjatë merkatos së verës, transferimin e tij nga Paris Saint-Germain. Marwood, roli i të cilit në “Etihad” është ai i drejtorit menaxherial të shërbimeve të futbollit, është përgjegjës për identifikimin e talenteve më të mira që shpërthejnë nëpër botë, por Lille është në dijeni se “Qytetarët” nuk janë të vetmit të interesuar për lojtarin e tyre. Lille dergjet drejt fundit të klasifikimit në Ligue 1 dhe mund të shesë Soumare që këtë muaj, për të financuar blerje të tjera.

Related posts

MË I KËRKUARI TEK MILANI/ Theo: Zhgënjimi është i jashtëzakonshëm

F.autor

“NUK DI TË DRIBLOJ”/ Griezman tregon arsyen pse ka vështirësi te Barcelona

F.autor

PAS ZYRTARIZIMIT NË “CAMP NOU”/ Ja 3 formacionet e Barcelonës me Griezmann, “Pleshti” zhvendoset drejt…

Delo.autor

Leave a Comment