Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Cungu kritikues: Kur kalon rezultate të tilla, një ekip i pjekur duhet të…

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli pas barazimit me Teutën, ku deklaroi se ishte e pafalshme mënyra si u kthye ekipi i tij në mbrojtje pas 2 golave, por thekson se ky rezultat nuk do i ndikojë skuadrës në sfidën e radhës në kampionat.

Të vjen keq për këtë barazim. Por gjithsesi, barazim në fushën kundërshtare…

Nuk është keq në Kupë, por ashtu si erdhi loja, ishte e pafalshme për ne. Mund të bënim edhe 3 apo 4 gola. U tërhoqëm, dhe i dhamë territor kundërshtarit. Si rezultat i kësaj, pësuam të parin, hymë në panik, dhe pastaj edhe të dytin.

Mbrojtja…

Bëmë edhe ndërrime, për shkak të dëmtimit të Rexhinaldos, edhe me Ethemin, i ndërruam. I fundit, ishte një ndërrim që shumë e mendojnë si ekip mbrojtës. Shkuam në 3-4-3, por kjo do të thotë ekuilibër, jo të mbrohesh vetëm mbrapa. E kemi bërë shumë javë të ekuilibrohemi, por sot jo. Gabuam që u tërhoqëm shumë, dhe kjo i dha mundësi kundërshtarit për të përfituar.

Ka një lloj problemi, që ekipi nuk i vret këto ndeshje…

Sapo e thashë, kur flasim për të vrarë ndeshjet, jam dakord. Patëm disa mundësi pas golit të dytë, por nuk ishte momenti për të bërë edhe golin e tretë. Nuk bëmë golin e tretë, por nuk mund të tërhiqesh në këtë mënyrë. Prandaj nuk isha dakord me sjelljen ekipit dhe isha i mërzitur. Duhet të presosh lart, dhe të detyronim kundërshtarin të luante me topin e gjatë. U kënaqëm me dy gola, dhe menduam se çdo gjë mbaroi. Nuk ka kurrë garanci, ky ishte gabimi jonë.

Thatë se hytë në panik në golin e parë. Është koincidencë, apo lojtarët nuk mbajnë presionin? A mund të ketë pasoja në kampionat ky barazim dramatik.

Kur kalon rezultate të tilla, një ekip i pjekur duhet të dijë të sillet në fushë. Në momente të caktuara, nuk është ndeshja e parë që na ndodh. Disa lojtarë janë të rinj. Kanë bërë mirë deri tani, por duhet pjekuri që të menaxhojmë situatën. Nuk mjaftojnë vetëm 2-3 lojtarë me eksperiencë. Nuk mendoj se do ndikojë psikologjikisht në kampionat. Sepse, në fund të fundit është një rezultat i mirë, edhe pse mund të ketë kontestime të barazohemi nga 0-2. Nuk ka arsye pse të jemi në presion. – u shpreh Cungu.

Related posts

VAZHDON ÇËSHTJA E SULMUESVE MERKATO/ Juventus ka këtë plan për Moise Kean

Delo.autor

Chelsea – Tottenham, publikohen formacionet e derbit të “Londrës”

Sadik.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi, Kërcënon ekipi i Shkëmbit. Rrocën e ndal vetëm shtylla

Delo.autor

Leave a Comment