Futboll Ligue 1 Sport

TUCHEL BËN LISTËN E SHPENZIMEVE/ Ja 3 yjet që do të veshin fanellën e PSG-së

Trajneri i skuadrës së Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, është në kërkim të dëshpëruar të një mesfushori. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja franceze “Le Parisien”, që nënvijëzon se për momentin trajneri ka vetëm një mesfushor të mirëfilltë, italianin Marco Verratti. Ndërkohë që, shpesh Tuchel adapton në sektorë të ndryshëm të mesfushës lojtarë si Marquinhos, Draxler dhe Dani Alves, siç dhe ka ndodhur javët e fundit.

Tuchel ka patur një takim me presidentin Nasser Al-Khelaifi gjatë periudhës së pushimeve dimërore dhe i ka kërkuar që të investojë në mesfushë. Madje trajneri ka shkuar në këtë takim me emra konkretë, si Julian Weigl, që luan me Borussia Dortmund, Idrisa Gueye, që luan me Everton dhe Allan, që luan me Napolin.

Për secilin nga këta lojtarë mund të nevojitet një shumë prej 30 milionë eurosh edhe pse shifra mund të jetë më e lartë. Tuchel kërkon që klubi të sjellë me çdo kusht një nga këta lojtarë te skuadra pariziene, që ka një sulm të jashtëzakonshëm por jo një mesfushë të nivelit të lartë. Në “pole” për të veshur fanellën e PSG-së për momentin duket Allan.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Ky njeri nuk di të ndalet, Liverpool në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

“DJAJTË E KUQ” NUK FITOJNË AS ME CR7/ Ja parashikimet e super-kompjuterit për Premier League…

Delo.autor

“DUHET TË JEMI TË GUXIMSHËM”/ Me shumë DËSHIRË dhe të INATOSUR, Kloop tregon si mposhtet City

F.autor

Leave a Comment