Futboll Sport

MIRËSEERDHE GABIGOL/ “Tani mund të festoni, komb! Është zyrtare!”

I cilësuar si një talentet më premtues nga Brazili, Inter e solli në Evropë për rreth 30 milionë euro. Më pas, sulmuesi njohu vetëm rënie, aq sa për të kaluar një kalvar huazimesh e për t’u rikthyer aty ku e nisi, në Brazil.

Ky është Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol. Sot, ai u prezantua si lojtari më i ri i Flamengos. Sulmuesi do jetë në huazim për gjysmën e dytë të sezonit, por për klubin kuqezi ky afrim është një arritje e madhe pasi e kërkuan me ngulm lojtarin.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale 23-vjeçari u prezantua me fjalë të mëdha: “Gabigol është MENGÃO (pseudonim i Flamengos)! Tani ju mund të festoni, komb! Është zyrtare. Mirë se erdhe Gabigol!”. Gjithsesi ata nuk u ndalën me kaq pasi kishin përgatitur edhe një video-prezantim të bukur për lojtarin e tyre të ri.

Related posts

PLANET E TRAJNERIT/ Klopp: Liverpooli nuk do të bëjë transferime për merkaton në…

Isa.Autor

“NJERËZIT JANË TË LIRË TË GJYKOJNË”/ Ronaldo rrëfehet: Barcelona nuk është për…

Delo.autor

Kinezët e Milanit kanë ide gjeniale për të shpëtuar fondin “Elliot”

Sadik.Autor

Leave a Comment