Futboll Premier League Sport

DEKLARATRA E BUJSHME/ Sarri: Këtë lojtar nuk do ta lejoj kurrë të largohet nga Chelsea

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka deklaruar se mund të pranojë që Eden Hazard të lërë skuadrën e tij për të luajtur te Real Madrid në të ardhmen, por nuk do të lejojë kurrë klubin që mesfushori brazilian Willian të lërë “blutë” e Londrës. Edhe pse interesimi për Willian nuk mungon, teksa mjaft skuadra “big” të Europës e kërkojnë, trajneri italian thotë se lojtari do të qëndrojë te Chelsea.

“Për momentin nuk na ka ardhur asnjë ofertë zyrtare edhe pse interes për të është normale që të ketë. Për ofertat që vijnë në adresë të Willian duhet të kontaktoni klubin, por unë nuk do të lejoj që ai të lërë skuadrën time. Siç e dini, ai lojtar është shumë i rëndësishëm për mua. Edhe Eden Hazard është, por ndonjëherë paraja bën të lëvizë gjithçka”, tha Sarri.

Më tej, trajneri italian ka nxitur mesfushorin brazilian që të rritë rendimentin e tij. “Për mua, Willian mund të arrijë nivele të tjera, që edhe ai vetë nuk i beson. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, pasi ka shpejtësi, teknikë e dribling, cilësi që nuk i gjen te çdo lojtar. Ndaj, nuk ka asnjë shans që ai të largohet nga Chelsea në janar apo verën e ardhshme”, u shpreh Maurizio Sarri.

Related posts

Guardiola i fiksuar pas lojtarëve të Monacos, do edhe Lemar te Man.City

Sadik.Autor

Ranocchia flet për autogolin ndaj Genoas

Q.Autor

DOPIETË NË AUTRALI/ Sulmuesi shqiptar protagonist në fitoren e skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment