Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 3-3

Flamurtari dhe Laçi luajnë mes tyre, një nga sfidat e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore.

Në stadiumin e qytetit të Vlorës, vendasit vijnë me 0 pikë në klasifikim, në një krizë totale në këtë fillim kampionati. Trajneri Sadedini, e ka shkundur gjatë kësaj jave skuadrën e tij, duke kërkuar pikë patjetër ndaj kurbinasve.

Nga ana tjetër, Laçi i Starovës vjen pas një fitoreje me Partizanin, dhe duken favorit në këtë takim, për të fituar akoma më shumë pikë në tabelën e renditjes.

 

LIVE | Flamurtari-Laçi 3-3

GOLAT: Pjeshka 28′, Sukaj pen. 47′, Haruni 85′ / Xhixha 39′, Teko 64′, Nuabueze pen. 67′

 

KOMENTI LIVE

85’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 3-3/ Festival golash në Vlorë. Është Haruni i cili shënon të tretin për kuqezinjtë, i cili pas një harkimi të lartë në zonë, ia doli të çojë topin në fundin e rrjetës.

 

78’ Starova hedh në fushë edhe Berishën. Del Teko.

75’ Ndërrimi i dytë në radhët e vendasve. Hoxhaj i zë vendin Muçollarit.

70’ Starova kryen ndërrimin e parë. Nuabueze lë fushën e lojës, futet Turkaj.

67’ GOOOOOOOOL LAÇI 2-3/ Vjen përmbysja në Vlorë. Nuabueze shënon me penallti.

66’ Zeqaj shkakton penallti dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë.

64’ GOOOOOOOL LAÇI 2-2/ Barazohen shifrat sërish në Vlorë. Është Teko që shënon të dytin për ekipin e Starovës.

55’ Shton dozën e sulmit Laçi. Tentativa të shumta drejt portës së Moçkës. Në një rast, devijimi i gardianit ishte brilant dhe shpëton golin e dytë.

51’ Sërish Nuabueze që gjuan drejt kuadratit, topi devijohet nga një mbrojtës dhe Moçka e grushton topin.

49’ Nuabueze avancon shpejt nga krahu i djathtë, godet portën. Moçka pret.

47’ Haruni vetëm pak sekonda në fushë, provon një harkim në lartë në zonë, por është Stazhilla që kontrollon.

46′ Nis pjesa e dytë në Vlorë. Zëvendësim te vendasit. Pjeshka i lë vendin Harunit.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Laçi 2-1

47’ GOOOOOOOOOL FLAMURTARI 2-1/ Shënon Flamurtari golin e dytë, me Sukajn me penallti panenka.

46’ Penallti në Vlorë. Stazhilla ndëshkohet me kartonin e verdhë për një faull brenda zone.

45‘ 1 minut shtesë.

43’ Gjoni avancon në fundoren e majtë, kthen topin në zonën e Flamurtarit, por kontrollohet pa probleme nga ana e Moçkës.

41’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Gocaj te vendasit.

39’ GOOOOOOOL LACCI 1-1/ Barazojnë shifrat kurbinasit. Redon Xhixha, godet rrafsh me tokën, pasi bëri një lëvizje gënjyese ndaj mbrojtjes vendase. Tund rrjetën për të barazuar rezultatin.

37’ Krosim i lartë drejt zonës së Flamurtarit, por Moccka dhe dhe kontrollon. Pëson edhe një dëmtim gardiani i vlonjatëve, në një përplasje me Gjonin në atë dalje.

33’ Teko lëviz bukur nga e djathta, zhbllokohet për një krosim. Topi drejt Nuabuezes, por sulmuesi nuk e kthen dot drejt portës.

28’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Goditje dënimi për vlonjatët e ekzekutuar nga Rrapaj, me shpejtësi është Pjeshka që tund rrjetën, teksa topi kishte mbetur në zonë.

16’ Sukaj gjuan nga një goditje dënimi ballore, por ndalet nga muri mbrojtës.

10’ Mbajnë topin kurbinasit në minutat e para. Qarkullojnë në mesfushë, por pa krijuar ende asnjë rrezik në mbrojtjen vlonjate.

9’ Ignjatoviç hedh një top të gjatë për Nuabuezen, por Pjeshka e mbyll.

4’ Teko gjuan një goditje dënimi nga e djathta, por topi drejt e në duart e Moçkës.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FLAMURTARI: Moçka, Qarri, Deliaj, Zeqaj, Pjeshka, Gocaj, Rrapaj, Nebihu, Muçollari, Vrapi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini.

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjateviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal i prish punë Barcelonas, i merr objektivin e merkatos

Delo.autor

NUK “PËRMBAHET”/ Futbollistja shqiptare poston foto “TOPLESS” nga plazhi

Delo.autor

Manchester United shumë afër arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e Shakhtar Donetsk

Sadik.Autor

Leave a Comment