Futboll Premier League Sport

HAZARD SI “PLESHTI”/ Chelsea rikthehet tek fitorja, mbetet në vendin e katërt

Chelsea ka mposhtur Newcastle me rezultatin e ngushtë 2-1 duke u rikthyer te fitorja pas barazimit zhgënjyes me Southampton një javë më parë.

Të besuarit e Maurizio Sarrit kanë vuajtur ndaj Newcastle që ishte solid në prapavijë duke ua vështirësuar goxha punën Bluve të Londrës.

Eden Hazard, me asistin e tij në goli e dytë, është i vetmi lojtar bashkë me Lionel Messi-n që ka shënuar 10 ose më shumë gola dhe ka dhënë të paktën 10 asiste këtë sezon.

Me këtë fitore Chelsea mbetet në vend të katërt duke u shkëputur edhe tre pikë të tjera nga Arsenal i vendit të pestë në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë Jorginho pas kësaj sfide, ka regjistruar më tepër se 2,000 pasime në Premier League, por akoma nuk ka bërë një asist.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari nis revolucionin pas dështimit, zyrtarizohen ndryshimet në stafin drejtues

Delo.autor

Roma – Atalanta, publikohen formacionet zyrtare. Berisha titullar (FOTO)

Q.Autor

NJË “BOMBË” NDËRPRET FINALEN CHAMPIONS/ Shikoni tifozen super seksi që u fut në fushën e stadiumit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment