Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Spalletti: Ky është trofeu i vetëm që mund të fitojë Interi

Skuadra e Interit do të bëjë nesër debutimin e saj për vitin 2019, ku në “San Siro” do të luajë ndaj Benevento, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë. Trajneri Luciano Spalleti i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe është gati për këtë takim, ku luan për një objektiv të qartë: Fitoren.

“Këto janë ndeshje të sikletshme, që fshehin gjithnjë të papritura. Ashtu sikurse ndodhi vjet me Pordenone në Kupë. Por këtë vit ekipi është përmirësuar ndjeshëm, kemi një mentalitet më të fortë dhe jemi stërvitur mirë ditët e fundit. Duam fitoren dhe të rritemi më tej”, tha Spalletti.

Duke folur për të ardhmen e skuadrës zikaltër, trajneri Spalletti shtoi: “Kupa e Italisë është një objektiv real për ne, ndoshta objektivi i vetëm që Interi mund të arrijë këtë sezon, duke e krahasuar atë me turnetë e tjerë ku luajmë: Kampionati dhe Europa League. Ndaj duam ta fitojmë këtë trofe edhe pse do të jetë e vështirë deri në fund”.

Related posts

“ITALIA NUK KA FRIKË ASNJË EKIP QË I DEL PËRPARA”/ Trajneri Mema: Arma më e fortë e “Azzurrëve” është…

Delo.autor

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Isa.Autor

MILAN I PAPËRMBATJSHËM/ Asksion perfekt i “Kuqezinjve”, Dalot ndëshkon Verona-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment