Futboll La Liga Sport

ISH-KAPITENI I ATLETICOS/ Gabi deklaron: Ai është më i miri në botë, klubi të…

Është padyshim mes më të përfolurve në këtë periudhë të merkatos së dimrit. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Atletico Madrid, Diego Godin, është pranë zyrtarizimit të largimit nga “Colchoneros” për tu bashkuar me Inter, por që do të konkretizohet vetëm në verë.

Pas mesazheve të dashurisë të marra nga ana e tifozerisë, nga shokët e skuadrës dhe nga trajneri Simeone, ja pra që për çështjen e Godin ka folur edhe ish-kapiteni i skuadrës, Gabi, aktualisht futbollist i Al-Sadd.

“Nëse do të isha pjesë e drejtuesve të Atletico Madrid, atëherë do të bëja një sforco ekonomike për ta detyruar Godin të rinovojë. Ai meriton edhe 3 vite të tjera kontratë, është kapiteni i Colchoneros dhe madje qendërmbrojtësi më i mirë në botë për vendosmërinë dhe karizmën”, deklaroi ish-kapiteni i Atletico Madrid, Gabi.

Related posts

Kategoria e Parë/ Dinamo fiton ndaj Besëlidhjes, Bylisi bën detyrën, Egnatia surprizon Elbasanin

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Asi” që ndryshon ndeshjet, fantazisti Bajrami ka zgjedhur të luajë për…

Delo.autor

E BUJSHME/ Skënderbeu shet te Boavista në Portugali mesfushorin e talentuar

Delo.autor

Leave a Comment