Bundesliga Futboll Sport

DËSHTUAN ME HUDSON-ODOI/ “Gjigandët” e Bundesligës synon një tjetër sulmues të Chelsea

Ekipi i Bayern Mynih kërkon me çdo kusht të bëjë “pazar” te skuadra e Chelsea. Kampionët e Bundesligës, pasi dështuan për të sjellë në Gjermani talentin 18-vjeçar Callum Hudson-Odoi tani janë hedhur në sulm për një tjetër lojtar që luan me “blutë” e Londrës.

Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, emri i të cilit është lakuar shumë kohët e fundit, për një divorc me Chelsea. Ofertat për sulmuesin 26-vjeçar nuk mungojnë, fillimisht nga Italia (Milan) e më pas nga Spanja (Sevilla, Atletico Madrid e Barcelona). Ndërkohë që, orët e fundit po interesohet edhe Bayern Mynih, që kërkon të marrë Morata në formë huazimi, deri në fund të sezonit.

Lajmin e konfirmon “Sunday Express”, që shton se Bayern kërkon një sulmues me përvojë, duke qenë se bavarezët nuk do të kenë Thomas Muller në dy ndeshjet e radhës në Champions League ndaj Liverpool (i pezulluar). Morata po aktivizohet shumë pak kohët e fundit nga trajneri Maurizio Sarri, që e ka lënë shpesh në stol sulmuesin, pasi nuk ka më besim tek ai.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët që synojnë të fitojnë “Këpucën e Artë” në Rusi 2018

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kontratë 2-vjeçare, Juventus arrin marrëveshjen me trajnerin e ri…

Delo.autor

Malcom gati të largohet nga Bordeaux për ekipin e ëndrrave

Sadik.Autor

Leave a Comment