Futboll Premier League Sport

DEKLARATË E FORTË/ Barcelona e do me çdo kusht, Willian merr vendimin për të ardhmen

Mesfushori brazilian i Chelsea, Willian, ka reaguar sot pas zërave të shumtë në adresën e tij, se do të largohet nga “blutë” e Londrës. Ofertat në adresën e tij nuk kanë munguar ditët e fundit, kryesisht nga Kina dhe nga Barcelona, me katalanët që kanë ofruar edhe Malcom, përveç miliona eurove.

Megjithatë vetë Willian, në një prononcim të sotëm, ka thënë fjalën e tij për të ardhmen dhe duket se i vë vulën: “E tashmja dhe e ardhmja ime është këtu, te Chelsea. Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët, mediat dhe gazetat. Nuk i lexoj dhe dëgjoj ato”.

Duket se Willian do të qëndrojë në dispozicion të trajnerit Maurizio Sarri, që e konsideroi lojtarin të pashitshëm, duke i kërkuar klubit që të mos e largojë.

Mesfushori brazilian ia shpërbleu besimin trajnerit italian me një gol, duke qenë vendimtar në fitoren 2-1 që Chelsea arriti ndaj Newcastle.

Related posts

Kukësi-Partizani / Gol “alla Del Piero”, Guri dhuron spektakël në “Zeqir Ymeri” (Video)

Sadik.Autor

ANDRES INIESTA BËHET FILM/ Detajet e plota të “heroit të papritur” (VIDEO)

Delo.autor

TOTTENHAMI PA SULMUES/ Pochettino: Është një mundësi e mirë për ne

Delo.autor

Leave a Comment