Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Sainz gati për debutimin: Dua ta shijoj aventurën te Ferrari

Nisin sot në pistën e Sakhir provat e lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein të Formula 1. Te skuadra e Ferrarit do të debutojë këtë sezon spanjolli Carlos Sainz, i cili pret të bëjë një paraqitje të mirë me “kokëkuqen”.

“Ndoshta nuk jam gati aq sa Leclerc, që nis sezonin e tretë me Ferrarin, por kjo gjë nuk më tremb. Për mua të garoj ishte një shans i jashtëzakonshëm dhe do ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi që mu dha”, tha Sainz, që erdhi nga McLaren.

“Kam punuar shumë këto muaj për të qenë gati në pistë, duke u munduar të marr maksimumin nga makina edhe në testet që zhvilluam. Ndaj, dua ta shfrytëzoj dhe shijoj në maksimum aventurën te Ferrari, për të arritur në majën e botës”, tha Sainz.

Related posts

ARMANDO BROJA MERR VENDIMIN/ Sulmuesi shqiptar nuk largohet nga Anglia dhe firmos me…

F.autor

BRIGHTON-MANCHESTER CITY/ Mahrez hipotekon me gol të “çmendur”, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Yamaha më e shpejta në provat e lira, Marquez nuk zbret në pistë

Delo.autor

Leave a Comment