Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Atalanta fiton me vuajtje, Gjimshiti ndër më të mirët

Atalanta ka fituar në Kupën e Italisë në transfertë kundër Cagliarit me rezultatin 0-2. Takimi nuk ishte aspak i thjeshtë për miqtë që fituan vetëm në minutat e fundit falë golit të Zapatës në minutën e 88′ dhe atij të Pasalic në minutën e 90’+3′.

Në fushë nga minuta e parë ishte mbrojtësi Berat Gjimshiti, ndërsa Berisha i kishte lënë vendin Gollinit. Shtatlarti shqiptar zhvilloi 90 minuta thuajse përfekte duke qenë ndër futbollistët më të vlerësuar të italianëve. Ai u tregua mjaft i lëvizshëm dhe i tregoi trajneri Gasperini se është element mjaft i vlefshëm.

Gjimshiti po përflitet për një kalim te Besiktasi në këtë merkato janari. Ai mund të lëvizë nga Atalanta. Përformanca e sotme mund të jetë një “vulë” për dëshirën e turqve për ta pasur në skuadër, por dhe një “barrikadë” nga italianët, pasi shqiptari po tregon formë të mirë.

Related posts

E PABESUESHME/ “Çmenduria” në Irlandën e Veriut, shikoni autogolin më të bukur që keni parë ndonjëherë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Southampton-Liverpool. Rezultati 1-0

Delo.autor

“EPOKA E RE”/ Ardian MEMA “provën” e parë e ka sot brenda familjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment