Boks

PËRGATITET PËR DERBIN BRITANIK/ Joshua ndryshon kurs dhe përçan rivalët

Anthony Joshua ka më shumë shanse që të duelojë ndaj Tyson Fury se sa ndaj Deontay Wilder në sfidën që do të zhvillojë më 13 prill në stadiumin “Wembley”. Lajmin e ka konfirmuar sot Eddie Hearn, promotori i kampionit të botës, që parashikon një derbi britanik në peshën e rëndë pranverën e këtij viti.

Negociatat për një duel mes Joshua dhe Wilder, të dy kampionë bote në peshën e rëndë, tashmë janë mbyllur përfundimisht, pasi palët nuk kanë gjetur marrëveshje. Ndërsa për të arritur një kompromis me Fury është më e lehtë edhe pse ky i fundit pret që të zhvillojë revanshin me Wilder, pas barazimit në sfidën e parë.

Megjithatë, duket se edhe Fury është më shumë i tërhequr për të dueluar Joshua se sa të përballet sërish me Wilder.

“I kam dërguar 5-6 e-mail menaxherit të Wilder dhe asnjë përgjigje. Shpresoj që ata të dinë se si ta përdorin atë. Unë kam kohë që u kërkoj se kur do të zhvillojmë një duel mes Joshua e Wilder, por asnjë përgjigje. Nëse nuk duan, le të më kthejnë një përgjigje dhe e mbyllim këtë muhabet”, thotë Eddie Hearn.

Më tej, Hearn shtoi: “Në këto momente, mendoj se Joshua ka më shumë shanse që të duelojë ndaj Fury, që ka një ofertë nga ne. Edhe ai e dëshiron këtë sfidë dhe kemi biseduar bashkë për këtë mundësi. Nëse është dakord, le ta realizojmë këtë duel të madh më 13 prill”.

Related posts

Khabib flet mbi incidentin/ “E di që BABAI do të jetë I MËRZITUR me mua, PUTIN më…

Isa.Autor

Boksierja kuqezi Elsidita Selaj, medalje argjendi në Europianin U-18 (VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ KHABIB sulmoi stafin e Mc Gregor, ÇEÇENI rrezikon SERIOZISHT heqjen e…

Isa.Autor

Leave a Comment