Futboll Ligue 1 Sport

RRËFEN MAKTHIN TEK “DJAJTË E KUQ”/ Di Maria: Falë Zotit u largova nga Manchester Unitedi, kisha probleme me…

Angel Di Maria fajëson Louis van Gaal për periudhën e makthit që ka kaluar te Manchester United.

Di Maria u transferua në Old Trafford për 67 mln euro nga Real Madrid kur Van Gaal ishte trajner në start të sezonit 2014/15.

Megjithatë ai u largua një vit më vonë për Paris Saint-Germain pasi shënoi vetëm katër gola në 32 paraqitje në të gjithë kompeticionet për klubin.

Ai tashmë ka vite që luan te kampionët e Francës, ndaj të cilëve United do të ndeshet në 1/8-at e Champions League. Në vetëm tre vite, Di Maria ka shënuar 57 gola, duke regjistruar edhe 60 asiste.

“Kemi akoma ndeshje për të luajtur përpara se të përballemi me Man United,” shprehet Di Maria.

“Ata kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit të ri, nuk kanë humbur asnjë ndeshje.

“Megjithatë ne duhet të mendojmë për veten tonë. Aty qëndrova vetëm një sezon, por nuk më lejuan të shfaq aftësitë e mia.

“Kisha probleme me trajnerin Van Gaal. Por falë Zotit, isha në gjendje të vija te PSG dhe të tregoja përsëri se çfarë jam në gjendje të bëj.”

Related posts

TOTTENHAM NË PANIK/ PSG ofron 115 milionë euro për Eriksen

Sadik.Autor

“SKËNDERBEU I RI, MË SHUMË FRYMË”/ Sulmuesi Mensah: Gati ta nisim me pikë ndaj Teutës

Delo.autor

Nga ajo e Messi-t tek ajo e CR7, ja kush fiton më shumë me një postim

Q.Autor

Leave a Comment