International

Eliminimi i Italisë, Figo: Më vjen keq por mos i thoni gruas sime…

Luis Figo, ish-ylli i Real Madrid dhe Inter, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” ku ka folur për kryesimin e Inter në Serinë A: “E prisja që ta niste mirë sezonin, por deri tani ka bërë shumë mirë dhe është në krye me meritë”. Në lidhje me rëndësinë e Icardi-t për zikaltrit: “Është shumë e rëndësishme të kesh një lojtar që shënon vazhdimisht. Kur unë isha në fundin e karrierës sime, ai po shfaqej në botën e futbollit të madh. Ishte i ri dhe dukej se ishte i aftë. Nga ajo kohë është përmirësuar dhe mund të përmirësohet akoma”.

Për Andre Silva: “Nuk është e lehtë të përshtatesh me një kampionat që ka rimte të ndryshme. Seria A është e vështirë, duhet kohë, punë dhe pak fat”. Në fund, Figo ka folur edhe për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës: “Më vjen keq që nuk do të jeni në Rusi këtë verë, por mos ia thoni gruas sime: ajo është suedeze dhe unë kam qenë i detyruar të bëja tifozllëk për suedezët”.

Related posts

David Beckham krijon skuadrën e tij: Do të jetë një nga më të mirat

Q.Autor

E KONFIRMUAR: Spanja rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018!

Q.Autor

(VIDEO) Ndeshja filloi me diell por stuhia e frikshme “errëson” fushë e blertë në Brazil

Q.Autor

Leave a Comment