International

Një vit skualifikim, kapiteni i Perusë humbet Kupën e Botës…

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero, do të mungojë në Kupën e Botës 2018, pasi është skualifikuar për një vit si pasojë e përdorimit të kokainës. Sulmuesi u pezullua përkohësisht pasi nuk kaloi një test dopingu gjatë eliminatoreve kundër Argjentinës dhe tani erdhi vendimi se 33-vjeçari nuk do të ketë mundësinë të zbresë në fushë për 365 ditët e ardhshme. Vendimi është marrë nga FIFA në bashkëpunimi me agjencinë botërore anti-doping WADA.

The Flamengo forwards helped Peru to their first World Cup since 1982 

Kokaina është e kategorizuar si simulant dhe përfshihet në listën e substancave të ndaluara. Peruja është kualifikuar për në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1982 pas suksesit ndaj Zelandës së Re në “play off”. Guerrero nuk luajti në asnjë nga këto ndeshje. Sulmuesi i Flamengo, që në Europë ka luajtur për Bayern Munich dhe Hamburger është golashënuesi më i mirë i historisë së përfaqësueses së tij me 32 gola në 82 ndeshje të luajtura.

Guerrero will be a big miss for his national side after starring with six goals in qualifying

Guerrero ishte një futbollist kyç në fushatën eliminatore të Perusë, duke shënuar gjashtë gola në grupin eliminator të Amerikës Latine, ku Peru u rendit në vendin e pestë. Gjashtë dy viteve të luajti me Bayern Munich (2004-2006), Guerrero shënoi 10 gola në 27 ndeshje. Ndërsa me Hamburger SV luajti më shumë se 100 ndeshje. Skualifikimi i tij përfundon në nëntor 2018.

Related posts

Braktis skuadrën për të parë ndeshjen e Juventusit, pritet përjashtimi

Q.Autor

(FOTO) Mbreti Pele, në këmbë falë mekanizmit me rrota

Q.Autor

31 skuadra, 2 tabu dhe një mallkim… Të gjithë kundër Gjermanisë në Botëror

Q.Autor

Leave a Comment