Futboll Sport

HUMBJA NË SUPERKUPË/ Shifrat dëshmojnë dështimin e bujshëm të Higuain

Minutat e luajtura në pjesën e dytë të Superkupës së Italisë mund të kenë qenë të fundit për Gonzalo Higuain te Milan. Argjentinasi, në fakt, ka rezultuar një nga dështimet më të bujshme të merkatos së kuqezinjve në vitet e fundit.

I blerë në verë mes entuziazmit të tifozëve për të udhëhequr skuadrën drejt vendit të katërt dhe kualifikimit në Champions League, ai do të mbahet mend për arratisjen drejt Londrës në mes të sezonit dhe për një fazë të parë të mbushur me më shumë ulje se ngritje.

Shifrat e Higuain te Milan

– Higuain i ka kushtuar Milan-it 17.5 milionë euro në 6 muaj

– Ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje, ecuria më e keqe nga momenti i zbarkimit në Itali, në verën e 2013-ës.

– 6 gola në 15 ndeshje të kampionatit

– 2 gola në  Europa League, kundër Olympiacos dhe Dudelange

– 3 ndeshje të humbura (plus aktivizimi i pjesshëm në Superkupë për shkak të temperaturës)

– 1 penallti e gabuar

– 1 karton i kuq

– Çdo gol i shënuar nga Higuain i ka kushtuar Milan-it 2.187.500 euro

– 795 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur

– 9.403 për çdo minutë të kaluar në fushë

Related posts

Fury: Nuk rikthehem për parà, por për të rimarrë titujt kampionë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Mourinho merr drejtimin e skuadrës që po bie nga kategoria në Premier League

Delo.autor

Debutim në formacion/ “Princi” MARCHISIO gjen SUPERGOLIN e parë rus (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment