Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Barcelona kërkon sulmues, një emër surprizë del në skenë

Para pak ditësh Barcelona shiti sulmuesin e ri Munir te Sevilla dhe tashmë i duhet të futet në merkato për të gjetur sulmues të ri.

Cadena Ser nga Spanja raporton se emri i fundit i shtuar në listën e drejtuesve blaugrana është ai i meksikanit Carlos Vela.

29-vjeçari luajti në vitin 2018 në kampionatin amerikan, duke shënuar 14 gola në 29 ndeshje për Los Angeles FC, ndërsa në Spanjë ka luajtur për shumë vite për Sociedadin dhe do të ishte një alternativë e mir ëpër sulmin e Barcelonës, gjithnjë nëse pranon stolin. Përveç kësaj, problem është paga e tij, sepse në Amerikë Vela merr 6 milionë dollarë në vit.

Gjithsesi, Vela nuk është pista e vetme që po ndjek Barça, sepse objektivi tjetër është Alvaro Morata.

Me Gonzalo Higuain që është pranë kalimit te Chelsea, Morata do të largohet dhe Barça duhet të mposhtë konkurrencën e Atletico Madridit, që në fakt duket shumë pranë ish-sulmuesit të Realit dhe Juventusit.

Related posts

LAÇI GATI PËR TË BËRË HISTORINË NË EUROPA LEAGUE/ Ja futbollistë që do të jenë në dispozicion të Cungut për sfidën ndaj Hapoel

Delo.autor

NË LUFTË ME KOHËN/ Ja kur pritet të vendoset nëse CR7 luan ndaj Messit ose jo…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ MILANIT/ Ancelotti merr vendimin drastik për Elseid Hysajn

Delo.autor

Leave a Comment