Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Ish-lojtari i Chelseat pranë rikthimit në Premier League

Ashley Cole është pranë rikthimit sensacional në Angli pas ofertës së mikut të vjetër Frank Lampard, i cili e ka ftuar te Derby.

Trajneri i Derby-t, Lampard, pritet të firmosë me ish-lojtarin e Chelsea-t dhe Anglisë brenda 48 orëve të ardhshme.

Cole, 38, është një lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me LA Galaxy dhe oferta e Lampard mesa duket i ka pëlqyer lojtarit.

Lampard kërkon ta bëjë pjesë të rëndësishme të ekipit të tij Cole, pasi Max Lowe nuk ka bindur në rolin e mbrojtësit të majtë.

Lowe pritet të rikthehet tek Aberdeen për një tjetër huazim deri në fund të sezonit.

Cole do të sjellë një eksperiencë të madhe te skuadra e Derby-t që po lufton për t’u ngjitur në Premier League.

Cole dhe Lampard kanë fituar titullin e Premier League së bashku në sezonet 2009/10 dhe në vitin 2012 ata ishin pjesë e Chelsea-t që fitoi Champions League.

Related posts

“MALLKIMI” I DITËLINDJES SË MOTRËS/ Neymar rrezikon përballjen me Borussia Dortmund, ja shkaku

Delo.autor

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Marash Kumbulla do të kalojë tek klubi gjigant…

Delo.autor

Asistim fantastik nga Coutinho/ Suarez shënon gol ndaj Valencias

Sadik.Autor

Leave a Comment