Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PAS SUPERKUPËS/ “Fërkohen” në aeroportin e Xhedah, tifozët e Milanit ironi me arbitrat

Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Milanit, që u vendos nga goli i Cristiano Ronaldos duke i dhënë trofeun bardhezinjve, i teti në histori, ka vijuar me polemika të shumta. Pala kuqezi ka akuzuar për një arbitrim të favorshëm karshi “Zonjës” dhe kryesori Banti dhe ndihmësit e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga tifozeria kuqezi.

Rasti ka qenë në aeroportin e Xhedah, siç edhe shkruan “Milan Neës”, me të dërguarin në Arabi Saudite. Në momentin që klasa arbitrare po i afrohej aeroportit dhe drejtohej Gate për t’u ngjitur në avion, tifogrupi kuqezi “Curva Sud”, që ndodhej aty, bërtiti me të madhe: “Hapni rrugën, erdhi Juventusi!”. Një fjali ironike kjo, drejtuar sigurisht arbitrave për mënyrën se si e mbajtën takimin, me disa episode për t’u rishikuar.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një pasimi nga Minguezan, Brathwaite dyfishon shifrat për Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

GJAKU LUMË/ “Bisha” Lewis nokaut në sekondat e fundit, Ferguson rikthehet triumfues (VIDEO)

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Chelsea e mposht Manchester Cityn, i shkakton humbjen e parë

Isa.Autor

Leave a Comment