Futboll Ligue 1 Sport

MASA EKSTREME/ Klubi dënon lojtarin, e dërgon të stërvitet me rezervat e PSG-së

Situata për mesfushorin francez Adrien Rabiot nuk është aspak e mirë, pasi klubi ka marrë vendimin të mos e lejojë lojtarin të stërvitet me skuadrën e parë, por me rezervat. Përplasja që lojtari ka patur kohët e fundit me trajnerit Thomas Tuchel dhe drejtuesit e PSG-së ka sjellë këtë masë ekstreme, çka konfirmon se largimi i 23-vjeçarit nga kampionët e Francës është çështje orësh.

Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari është duke u stërvitur me skuadrën rezervë, ose më saktë me lojtarët që në merkaton e janarit janë të destinuar të largohen. Pra, nga dita e sotme Adrien Rabiot nuk është më pjesë e skuadrës së parë dhe nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës së skuadrës së PSG-së.

“Kjo është një masë e marrë nga klubi dhe unë jam i detyruar ta zbatoj. Nuk dua të mendoj për Rabiot tani, por për skuadrën që kam në dispozicion. Unë jam një person që i respektoj vendimet e klubit”, tha trajneri Tuchel. Pritet që brenda 31 janarit, lojtari të largohet nga PSG, me Barcelonën dhe Liverpool që janë interesuar më së shumti për të.

Related posts

SENSI GODITI, ALEXIS SANCHEZ DEVIJOI/ Federata italiane vendos se kujt i takon goli (VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Zbuloni SUPER klubin e ri ku do të luaj MARTIAL këtë sezon

Isa.Autor

VIDEO/ City i Guardiolas e fillon me fitore vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment