Sport Të tjera

“AI ËSHTË 40 VJEÇ DHE…”/ Trajneri frenon rikthimin e Federer: Ka pak shanse të luajë në “Australian Open”

Roger Federer rrezikon të mos luajë në grand slam të Australian Open, që zhvillohet në Melburn janarin e ardhshëm. Tenisti zviceran, 40 vjeç, nuk luan që prej grand slam të Wimbledon, kur u eliminua në çerekfinale (korrik).

Trajneri i tij, Ivan Ljubicic, u shpreh:  “Mendoj se Australian Open nuk është një mundësi reale për Roger në këto momente. Gjithsesi, Federer do ta shohim sërish në fushë vitin tjetër, por saktësisht nuk e dimë ende se kur”.

“Roger po rikuperon gradualisht, nuk ka pse të nxitohet. Ka disa mundësi që ai të jetë në Australian Open, por ai dëshiron të luajë vetëm nëse është 100% i rikuperuar fizikisht. Ai është 40 vjeç dhe në këtë moshë rikuperimi është i avashtë”, tha Ljubicic.

Trajneri i tij ka hedhur poshtë idenë e tërheqjes së tij nga sporti së shpejti apo vitin tjetër. “Kam biseduar dhe ju garantoj se ai dëshiron ende të luajë. Nëse ai vendos të tërhiqet kjo gjë nuk ka për të ndodhur së shpejti”, u shpreh Ljubicic.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ceferin: Ju tregoj 3 presidentët që janë përpjekur të vrasin futbollin

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Laçi shpreson te mrekullia, Drita kërkon të vazhdojë ëndrrën europiane

Isa.Autor

E BUJSHME/ E zbulon presidenti i Palermos: DYBALA do të shkojë në Spanjë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment