Futboll Premier League Sport

DJAJTË E KUQ NUK DINË TË NDALEN/ Mposht Brighton me Pogba dhe “magjinë” e Rashford

Manchester United ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në Premier pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Brighton në javën e 23-të të kampionatit. Pogba (27′) ka zhbllokuar takimin me një penallti të fituar nga vetë ai, ndërsa Marcus Rashford ka dyfishuar për vendasit në të 42-ën.

Ky ka qenë goli i 41-të për sulmuesin anglez në 150 ndeshje me United në të gjitha kompeticionet, që e bën atë golashënuesin më të mirë të “Djajve të Kuq” që nga debutimi i tij me këtë klub.

Brighton ka rihapur ndeshjen në të 72-ën me Gross, por nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht skuadrën e Solskjaer në vendin e pestë të renditjes, vetëm tri pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt që do të luajë në 18:30 kundër Arsenal-it në transfertë.

Related posts

“NUK U MJAFTOI FUSHA”/ Ja si nisi sherri masiv mes N’goo dhe stafit të Laçit (VIDEO)

F.autor

LËSHOHET “BOMBA” NË ITALI/ Juventus luan me dy porta, edhe CR7 ka një çmim… shitjeje

Delo.autor

JAVA E ÇMENDUR PËR ISCON/ Jashtë skuadrës kundër Romës, në ndeshjen e rradhës do të…

Isa.Autor

Leave a Comment