Futboll La Liga Sport

FITORJA NDAJ SEVILLAS/ Ramos: Mund ta bëjmë këtë sa herë që duam

Një nisje aspak e mirë e 2019-ës e ktheu përballjen e Real Madrid kundër Sevilla-s në një sfidë të rëndësishme për ekipin e Solari-t dhe Sergio Ramos ka qenë shumë i kënaqur me fitoren 2-0 të ekipit të tij.

Ai ka thënë se madrilenët janë akoma në gjendje të bëjnë ndeshje të tilla. “Na duhen sfida si kjo”, ka deklaruar ai në përfundim të ndeshjes. “Kemi dominuar në çdo aspekt dhe kemi finalizuar rastet që kemi krijuar”.

“Mund të kishim marrë një fitore më të thellë, por kemi marrë atë që deshëm duke bërë presing që nga minuta e parë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për skuadrën. Futbolli është i padrejtë ndonjëherë, sepse gjithçka varet nga rezultati. Ne mund të japim më të mirën tonë kur të duam”, ka thënë kapiteni i “Los Blancos”.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Daja me shumë ndryshime, Shehi me 11-she ofensive. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

BAYERN MUNICH-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

Kristal Abazaj larg Skënderbeut, dy ekipet belge duan ta rrëmbejnë

Sadik.Autor

Leave a Comment