Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Ligue 1: Mbyllet ndeshja Reims-PSG. Rezultati 0-2

Lionel Mesi nuk është titullar në ndeshjen e sotme që PSG luan ndaj Reims, për javën e katërt të kampionatit francez të futbollit.

Ylli argjentinas është lënë në stol nga trajneri Mauricio Poçetino, i cili ka vendosur që të aktivizojë në vijimin e ndeshjes lojtarin, nëse do të vendosë që ai të jetë në fushën e lojës para se të udhëtojë për t’iu bashkuar përfaqësueses së tij për kualifikueset e Botërorit. Një debutim njëlloj si te Barcelona, ku ndeshja e parë e argjentinasit kishte qenë si zëvendësues.

Ndërkohë, titullar është Kilian Mbape, pavarësisht zërave që janë shtuar për një transferim të tij te Real Madrid gjatë ditëve të fundit të merkatos.

 

LIVE/ Reims – PSG   0-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 64/ PSG dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Kylian Mbappe falë VAR.

MINUTA 54/ Ndërhyn VAR dhe anulon golin e realizuar nga Marshall Munetsi.

MINUTA 51/ Reims barazon shifrat me golin e shënuar nga Marshall Munetsi.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 16/ PSG kalon në avantazh me goline e shënuar nga Kylian Mbappe.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

PAS KATËR HUMBJESH RADHAZI/ Liverpool kthehet tek fitorja në Premier falë “Sterling-ut të ri” dhe një autogoli

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Serbët tregojë edhe një herë fytyrën e tyre, rrahin keq tifozin…

Isa.Autor

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Edhe Rumenige shpërthen kundër Federatës Gjermane

Isa.Autor

Leave a Comment